Pendarovski: Lufta nuk ka mbaruar!

Kandidati i LSDM-së për president Stevo Pendarovski, në pres konferencë të përbashkët me liderin e partisë opozitare Zoran Zaev falënderoi të gjithë qytetarët që kanë votuar për të duke premtuar se lufta ende nuk ka mbaruar.

Sipas Pendarovskit numri i votave të fituara nga ana e kundër kandidatit të tij Ivanov nuk është si rezultat i kualiteteve të tij apo strukturës partiake. 

“Un kam për qëllim që deri në fund ti qëndroj besnik konceptit dhe idesë që un i besoj dhe shpresoj se në raundin e dytë qytetarët do të votojnë këtë koncept edhe në kushte të këtilla të shtypjeve”, deklaroi Pendarovski.

Zoran Zaev: Nuk lejojmë regjimi të triumfojë

Për liderin e LSDM-së Zoran Zaev ky rezultat i zgjedhjeve nuk ishte i pritur. Sipas tij nga ana e partisë në pushtet është bërë një vjedhje sistematike e votave para dhe gjatë procesit zgjedhor.

Zaev u shpreh I bindur se më 27 prill qytetarët do të dalin dhe do të votojnë kundër këtij regjimi.

“Do të jemi më të përgatitur dhe nuk do të lejojmë të shkelet demokracia. Ky nuk është vullneti i popullit, dëshira për demokraci vazhdon”, deklaroi Zaev.

Lajme të ngjashme

Back to top button