Osmani: Vazhdojmë të kërkojmë tre postet kryesore për shqiptarët

Zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani pas publikimit të një pjese të rezultateve të zgjedhjeve deklaroi se shqiptarët në këtë raund të zgjedhjeve treguan pjekuri kombëtare dhe i thanë jo presidentit të njëanshëm dhe po presidentit konsenzual. 

“Ideja jonë ishte mbipartiake, shqiptare, kombëtare dhe do të vazhdojmë me këtë ide deri në realizimin e sajë. Ne kemi marrë forcën nga këto rezultate dhe mbetemi me qëndrimin se një nga tre postet kryesore të shtetit duhet të udhëhiqet nga një shqiptar”, deklaroi Osmani në linjë direkte për Alsat M.

Lajme të ngjashme

Back to top button