Thaçi i kënaqur me rezultatin

Kryetrari i PDSH Menduh Thaçi sot në një pres konferencë të përbashkët me kandidatin e PDSH-së për president Iljaz Halimi deklaroi se është i kënaqur me procesin zgjedhor dhe i falënderojnë të gjithë ata që kanë votuar dhe ata që nuk kanë mundur të votojnë. 

Thaçi  tha se është i kënaqur me aktivistët e PDSH-së dhe mediumet që kanë raportuar.

“Me këto vota që janë nga 60 deri në 70 mijë ne do të kemi rreth 13 apo 14 deputete me 27 prill dhe unë jam i kënaqur më këto rezultate. Më vjen për habi se ne jemi bojkotuar nga tre parti shqiptare edhe ata që kanë dalë kanë votuar për Ivanovin dhe Pendarovskin. Dua të përmend një rast ku në Poroj 3 vota kanë dalë për Pendarovskin. BDI në këto zgjedhje ka dalë me 0 vota pasi që nuk ka dalë në zgjedhje në zgjedhjet e vitit 2009 ata kishin 80 mijë vota nuk duhet të harrohet se në atë kohë kishte edhe zgjedhje lokale dhe kishte më shuma kandidat për këshilltarë dhe kryetar komunash”, deklaroi Thaçi.

Lajme të ngjashme

Back to top button