Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve presidenciale

Komisioni shtetëror zgjedhor ka publikuar rezultatet e 99,54 % të votave të numëruara. Sipas tyre, kandidatët që do të shkojnë në raundin e dytë të zgjedhjeve janë: Gjorge Ivanov nga VMRO- DPMNE dhe Stevo Pendarovski nga LSDM.

Votat përfundimtare:

KANDIDATI

PARTIA

VOTA

Përqindje nga zgjedhësit e regjistruar në Listën zgjedhore (Neni 120 nga KZ)

Përqindje nga zgjedhësit të cilët kanë votuar në VV prej të cilave kanë arritur të dhëna

GJORGE IVANOV

VMRO DPMNE

447.544

25,15 %

51,64 %

STEVO PENDAROVSKI

LSDM

325.527

18,29 %

37,56%

ILJAZ HALIMI

PDSH

38.917

2,19%

4,49%

ZORAN POPOVSKI

GROM

31.320

1,76%

3,61%

Dallimi mes Ivanovit dhe Pendarovskit tani është rreth 122017 vota në dobi të Ivanovit.

Në rrethin e parë në zgjedhjet presidenciale në vitin 2009, kandidati i VMRO-së, i cili edhe këtë herë garon për këtë parti, Gjorge Ivanov fitoi gjithsej 345.850 vota ndërsa ai i LSDM-së, Ljubomir Frçkovski mori 202.691 vota.

Dallimi atëherë në rrethin e parë ishte 143.159 vota. 

Më pas BDI doli në përkrahje të Ivanovit dhe ai doli fitues me 453.616, Frçkovski mori 264.828. Dallimi në votimin përfundimtar ishte 188.788 vota në dobi të Ivanovit. 

Të shohim çfarë do të bëjë BDI në këto zgjedhje, do ta mbajë qëndrimin për bojkot apo do të bëjë pazar me VMRO-në në prag të zgjedhjeve parlamentare?

Megjithatë, sipas analizave të rezultateve zyrtare, duket se humbësi më i madh në këtë rast është Menduh Thaçi. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button