Efekti i lëngut të panxharit

Lëngu i panxharit është i njohur si një pastrues dhe ndërtues igjakut i cili ndihmon në krijimin e qelizave të kuqe.
Studiuesit rus tregojne se lëngu i panxharitpërmirëson strukturën e gjakutdhe shëron sëmundjet e sistemit të qarkullimit të gjakut, te zorrëve dhe sistemit te tretjes. Sipas tyre lëngu i panxharit shkrin gurët në veshka, mëlçi dhe fshikëz.

Hulumtuesit kanë gjetur se një gotë me lëng panxhari në ditë ul tensionin e lartë dhe sipas American Heart Association, një në tre të rritur ka tension të lartë të gjakut. Në 1950 Dr Ferenczi nga Hungaria pacientëve të tij me kancer u jepte te pinin çerek litri me lëng panxhari çdo ditë, e cila kishte thyer në mënyrë efektive edhe eleminimin e tumoreve.

Tek panxhari u gjet se rrit prodhimin e glutathione, e cila ndihmon trupin kundër helmeve të shkaktuara nga kanceri.

Nëse ju jeni të varfër me glutathione ky proces nuk punon tek ju e kjo do të thotë se shumë kimikate të mjedisit do të mbeten brenda trupit tuaj duke shkaktuar atë që ata aq shpesh shkaktojnë: kancer dhe probleme të tjera shëndetësore.

Në studimet, kafshët me kolesterol të lartë u ushqyen me fije panxhari. Ata perjetuan një rënie të përgjithshme të kolesterolit prej 30%, ndërsa trigliceridet e tyre ranë në 40%.

Në thelb, panxhari zvogëloi dukshëm tek kafshët “rrezikun për sëmundje kardiovaskulare”.

Kafshëve `HDL (kolesteroli i mirë) ju rrit ndjeshëm, duke ofruar përfitime mbrojëse.

Tek panxharet janë gjetur edhe qeliza CD8 të cilat janë qeliza që shërbejnë për shkatërrimin e qelizave kancerogjene. Kanceri i zorrës së trashë është lloji i tretë më i diagnostikuar i kancerit në SHBA dhe lloji i tretë kryesor i vdekjes nga kanceri.

Shumë njerëz mund të përfitojnë duke pirë një gotë lëng panxhari në ditë.

Pirja e lëngut të freskët e panxharit mund të përziet edhe me lëng karrote ose lëng molle.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button