Kallëzim penal dhe paraburgim për shkupjanin i cili ka shitur marihuanë

Kallëzim penal dhe 30 ditë paraburgim ka marrë 49 vjeçari G.P. i dyshuar se në mënyrë të paautorizuar ka blerë 9,8 kilogram marihuanë me qëllim që ta paketojë në qese më të vogla dhe në rrugë tua shesë konsumuesve nga Shkupi.

Gjykatësit i procedurës paraprake, të dyshuarit i shqiptoi masë paraburgim prej 30 ditësh për veprën e bërë penale “prodhim të paautorizuar dhe lëshim në qarkullim të drogave narkotike, substanca psikotrope dhe prekusorë”.

Siç kumtoi MPB-ja, i dyshuari G.P. i cili paraprakisht është paraqitur për delikte pronësore, në tetor të vitit të nga person tani për tani i panjohur ka blerë sasi të madhe të marihuanës me qëllim të shitjes që në rrugë tua shesë konsumatorëve nga Shkupi.

Drogën e paketuara e ka ruajtur në një shtëpi në fshatin Lisiçe e Epërme. Pasi Njësia për tregti të paligjshme ka marrë njoftim se ai ka filluar ta shesë drogën në Shkup, ka ndërmarrë masa dhe aktivitetet për sigurimin e dëshmive materiale.

Pas kryerjes së ekspertizës së drogës së gjetur dhe të marrë është konfirmuar se marihuana e gjetur në automjetin e të akuzuarve është me neto pesë të përgjithshme prej 5,1 kilogram, ndërsa paketimet e gjetura në shtëpinë e tij janë me neto peshë të përgjithshme prej 4,76 kilogram.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button