Shkup, ndërroi jetë 15 vjeçari pasi u përpoq që të fotografohet mbi vagon

Në lidhje më rastin para disa ditëve ku një i mitur i moshës 15 vjeçare në përpjekje për tu fotografuar mbi vagon ishte goditur nga rryma elektrike nga ku kishte marrë lëndime trupore, nga Ministria e Punëve të Brendshme sot bënë të ditur se i njëjti ka ndërruar jetë, njofton Portalb.mk.

Nga MPB thonë se dje, ka ndërruar jetë i mituri 15 vjeçar i cili kishte marrë lëndime trupore nga sulmi elektrik i cili i kishte shkaktuar ndezje të shkallës së dytë.

Trupi i të ndjerit do të dërgohet për obduksion.

LEXO: Shkup, dy të mitur në përpjekje për tu fotografuar mbi vagon, goditen nga rryma elektrike

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button