Osmani: Votova demokracinë

Deklarata e liderit të RDK-së, Rufi Osmani pas votimit.

“Duke qenë pjesë e këtij procesi zgjedhor unë votova për demokracinë dhe kundër logjikës së bojkotit që me dhunë dhe trysni të jashtëzakonshme ua imponon shqiptarëve një parti tjetër politike.

Demokracia është vlera më e lartë e sistemeve politike bashkëkohore dhe ajo nuk mund të suspendohet dhe dhunohet sipas interesave dhe bindjeve konjukturale të personave dhe të partive që flasin për demokracinë ndërsa në mendje dhe zemër janë komunistë dhe enveristë të përbetuar.

Demokracia në tokat shqiptare me shumë sakrifica e fitoi betejën ndaj komunizimit dhe stalinizmit dhe për pasojë nuk ka të drejtë asnjë person ose strukturë politike tua mohon shqiptarëve këtë të arritura civilizuese me vendime të njëanëshme konjukturale politike. Si Rufi Osmani gjatë votimin nuk rrethova numrin e asnjërit nga kandidatët konkurrues por shënova me të mëdha fjalën: demokracia.

Të nderuar miq e ndjeja si obligim tu japi këtë shpjegim sepse në shumë biseda që bëra me shumë qytetarë vëreheshe frika dhe ndjenja e pasiguris që kishin nxitur shumë persona të partisë që bojkoton zgjedhjet”, tha Osmani.

Lajme të ngjashme

Back to top button