fbpx

Aksion humanitar: Të mos hidhet ushqimi i tepruar nga festat e Pashkëve

Edhe pse Shkupi ishte i zbrazur gjatë katër ditëve jo-pune, me këtë rast bashkëqytetarët tanë kaë ikur jashtë nga qyteti, megjithatë një numër i konsiderueshëm i qytetarëve kanë sjellë ushqim të ngrohtë përpara Shtëpisë Përkujtimore të Nënë Terezës, thonë nga Shoqata Humanitare “Lubeznost”, e cila këtë javë ka organizuar aksion dyditor për ndarje të ushqimit, njofton Portalb.mk.

Nga Shoqata apelojnë deri te të gjithë qytetarët që ushqimin e tepruar nga festat e Pashkëve të mos e hedhin, por ta sjellin edhe nesër dhe t’i kontaktojnë, me qëllim që të ajo të dërgohet tek ata që nuk kanë – te të pastrehët dhe personat e rasteve sociale.

“Lubeznost”, tanimë katër vite, çdo të shtunë mblidhen dhe organizojnë ndarje të ushqimeve në zonën qendrore të Shkupit, te Shtëpia Përkujtimore e nënë Terezës. Aksionet do të vazhdojnë edhe në periudhën në vijim.

1

2

4

5

7

8

10

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button