Me referendum kundër minierave të reja – Kjo është betejë mbi të gjitha politikat

Vallandova dhe Gjevgjelia, dy qytete në pjesën juglindore të Republikës së Maqedonisë, ndërmjet vete janë të larguara përafërsisht 30 kilometra.  Janë vendosur në luginën e njëjtë dhe kanë klimë të njëjtë, e cila i ngjan klimës mesdhetare, qytetet mbijetojnë nga kultivimi i produkteve më ekologjike në vend.  Por, imazhi idilik mund rrënohet nga ndërtimi i minierave në rrethinat e këtyre qyteteve.  Këtu fillon beteja e banorëve për të ardhmen e tyre dhe të fëmijëve të tyre.

Para, pothuaj se dy javë anëtarët e këshillit të Komunës së Gjevgjelisë, njëzëri pranuan të shpallet referendum gjatë së cilit banorët e Gjevgjelisë do të tregojnë nëse duan, ose nëse janë kundër hapjes së minierave për ar.  Vendimi u morr gjatë seancës së jashtëzakonshme, e cila, u mbajt nën presion të fuqishëm të aktivistëve të atjeshëm, të cilët qartë i thanë “jo” hapjes së minierave të reja.

“Referendumi nuk është zgjidhje politike.  Këtu nuk votoni për këtë ose për atë parti politike.  Këtu votoni për të ardhmen tuaj dhe të fëmijëve tuaj.  Këtu votoni për veten tuaj”, thekson Angel Nakov, banor i Gjevgjelisë, i cili është një nga aktivistët e iniciativës “Shpëtim për Gjevgjelinë” (Спас за Гевгелија).

Siç thotë ai, çdo banori i duhet më së shumti gjysmë orë që të dalë dhe të shprehë qëndrimin e tij më 23 prill, në lidhje me atë se vallë dëshiron minierë në afërsi të qytetit të tij.

“Ky problem i bashkon banorët e Gjevgjelisë, sepse pasojat nga hapja e minierave janë tmerrësisht katastrofike.  Ato janë më të rënda nga pasojat nga hedhja e bombave nukleare në Hiroshima dhe Nagasaki.  Atje njerëzit me kalimin e kohës përsëri u kthyen në shtëpitë e tyre.  Në këtë rast, pa përjashtim, ku janë hapur miniera për ar të llojit të këtillë, ka ngelur shkretëtirë e plotë, ku gjysme periudha e shkatërrimit të metaleve të rënda është rreth 3.000 vjet.  Kur do të kuptoni se dikush do tu bëjë refugjatë, do tu shpërngulë nga shtëpia juaj, ti helmojë më të afërmit tuaj, atëherë njerëzit qëndrojnë stoik, dhe vetëm në mbrojtje të familjes së tyre, në mbrojtje të të ardhmes së fëmijëve dhe nipërve të tyre”, thotë Nakov.

Ai tërheq vëmendjen se gërmimi i xeheve në këtë lloj të minierave kryhet vetëm me mjete shpërthyese në sasi prej 20 deri më 100 ton eksploziv në ditë.

“Ky lloj i xehetarisë gjatë fazës së parë bën shkatërrimin e plotë të të gjithë botës bimore.  Në rastin tonë kjo do të thotë shkatërrimi i plotë i pyllit të vetëm dhe autokton me ah, në sipërfaqe prej 3000 hektarë.  Kjo është oaza e vetme ekologjike e llojit të këtillë në Evropë.  Vetëm ky shkak mjafton as që të mos mendojë dikush të hapë miniera në këtë rajon”.

Sipas tij eksplodimet, do të eliminojnë të gjitha gjallesat në radius prej njëzet kilometra, do të shkaktojnë lëkundje prej 3 deri në 4 shkallë sipas shkallës së Rihterit, ndërkaq do të krijohet edhe 10 ton pluhur në ditë, i cili, siç thotë ai, në vete përmban arsen, talium, antimon dhe dyoksid të sulfurit – përbërje të cilën e quajti “koktej prej helmeve më të fuqishme në natyrë”.

“Ky pluhur do të shkaktojë menjëherë rritjen e numrit të të sëmurëve nga kanceri për të paktën 5 herë, probleme me sistemin respirator për 7 herë, problemet te foshnjat e sapolindura do të rriten për dhjetë herë”, thotë Nakov.

Kjo çështje, siç thotë ai, i tangon edhe qytetarët e Vallandovës, Bogdancit, Dojranit, Strumicës, Berovës, Pehçevës, Radovishit, Shtipit, Koçanit, Kavadarcit, Negotinës dhe Demir Kapisë.  Sipas Nakov, duhet urgjentisht të ndalohet hapja e minierave me gërmim të hapur dhe fitimin e metaleve gjatë procedurës së pastrimit.

Por, këto janë vetëm një pjesë nga shumë shkaqe për të cilat qytetarët e Gjevgjelisë luftuan për referendum, për të cilin janë të mendimit se është forma më demokratike e vendimmarrjes kur bëhet fjalë për çështje nga e cila janë të prekur 270 000 njerëz – banorë të Gjevgjelisë dhe qyteteve përreth.

Rajoni juglindor i Maqedonisë prej çdo herë ka qenë i njohur për prodhimin bujqësor dhe bukuritë natyrore – asnjëherë si rajon në të cilin mund të ekzistojnë industri të rënda.  Por, minierë e re do të ndërtohet edhe në Vallandovë.  Në fakt, themelet  u hodhën që në gusht, vitin e kaluar. Prej atëherë, bujqit e këtij rajoni janë të shqetësuar për cilësinë e produkteve të tyre, të cilat, përfundojnë në tryezat e shumë qyteteve në të gjithë vendin dhe jashtë vendit.

“Ekzistimi dhe fillimi me punë i kësaj miniere do të shkatërrojë të gjitha ato gjëra të bukura për të cilat është i njohur rajoni jonë, dhe për vetëm tetë deri në dymbëdhjetë vjet punë të minierës, do të lërë gjurmë mbi shëndetin e gjeneratave tona dhe gjeneratave të ardhshme, mbi të ardhurat tona ekonomike dhe mbi reputacionin për rajonin tonë ekologjik.  Ekzistimi kësaj miniere aspak nuk paraqet vetëm problem serioz lokal, ky është problem rajonal dhe nacional”, thotë Robert Markov, aktivist i iniciativës “Shpëtim për Vallandovën”.

Radio MOF ka shkruar për kompleksin e minierave Kazandoll në rrethinën e Vaallandovës dhe për pasojat e mundshme nga puna e saj.  Drejtori i kompanisë “Sardiç MC”, Bosho Sibinovski, atëherë pohonte se miniera nuk do të shkaktojë problem mbi ekosistemin sepse është investuar në pajisje moderne.  Por, sipas aktivistit Markov, pajisje e tillë nuk ekziston.

“Investuesi nuk mund tu garantojë vetëm individëve të caktuar se ky kompleks i minierave nuk do të ketë aspak ndikim mbi jetët tona, ndërsa ne verbërisht të besojmë në këtë pohim.  Vetëqeverisja lokale, kryetari i komunës së Vallandovës, dhe investuesi duhet në mnëyrë të  kuptueshme për qytetarët të paraqesin çdo analizë ekologjike dhe socio – ekonomike në lidhje me këtë minierë, ti paraqesin të gjitha licencat e fituara dhe në mënyrë publike dhe transparente të sqarojnë procesin se si janë siguruar ato.  Pas kësaj, qytetarët le të deklarohen në referendum nëse lejojnë të përshëndetemi nga e gjithë ajo që e kemi dhe të lejojmë punën e industrisë së rëndë dhe ndotëse në rajonin tonë”, sqaroi Markov.

Mesazhi i aktivistëve nga Vallandova është e qartë, ajo thotë: “Stopimi i plotë i ndërtimit plotësues dhe fillimit me punë të kompleksit të minierave Kazandoll”.

Investimi më i rëndësishëm se shëndeti i njeriut

Për qeveritarët, hapja e minierave paraqet investim të madh dhe mundësi për uljen e papunësisë në këtë qytet, nëpërmjet krijimit të vendeve të reja të punës.  Por, nëse kjo vlen me çmim të shëndetit të banorëve ?

Sipas Markov, jeta e banorëve të Vallandovës, nuk do të përmirësohet me një investim të këtillë.

“Njëqind nejrëz, prej të cilëve pjesa më e madhe nuk do të jenë të Vallandovës sepse nuk kemi kuadër të këtillë, do të marrin nga 15 000 deri në 30 000 denarë, ndërsa në llogari të kësaj, të gjithë ata të cilat të ardhurat themelore i kanë nga bujqësia, sigurt do ti humbin ato”, konsideron ai.

“E dimë se nuk është e mundur të përmirësohet mirëqenia e një individi pa u përkeqësuar gjatë kësaj mirëqenia e një individi tjetër, por këtu bëhet fjalë për përmirësimin e mirëqenies së 1.5% të popullatës ndërsa rrënimi i mirëqenies së 98.5% të popullatës”, shton ai.

Me këtë ndërlidhet edhe Nakov, i cili thotë se vetë qytetarët më parë do të kishin pranuat të jenë të uritur, pa para në xhep, sesa të punojnë në minierë për ar.

“Në këtë miniera, niveli i pluhurit në ajër dhe i acideve avulluese është në nivel të tillë, që punëtorët do të duhet vazhdimisht të punojnë më maska mbrojtëse.  Njeri normal, në vende të këtilla pune, nuk mund të durojnë më gjatë se një vit.  Vende të këtilla pune nuk u dihet qytetarëve tanë. Këto janë vende pune që rezultojnë vetëm me shumë sëmundje dhe vdekje të hershme”, theksoi ai.

Beteja kundër minierave i bashkoi qytetarët

Aktivistët e Vallandovës dhe Gjevgjelisë për ditë nëpërmjet videove dhe fotografive në rrjetet sociale i animojnë qytetarët.  Edhe pse jo të gjithë kanë Fejsbuk profile, ose po, nuk janë rregullisht në internet, sipas Markov, onlajn fushata deri tani ka rezultuar mjaft e suksesshme.

“Para dy javë filluam me katër aktivistë, ndërsa për momentin jemi mbi njëzet.  Së shpejti, organizuam mbledhje publike dhe i ftuam të gjithë qytetarët të vinë dhe të këmbejmë mendime dhe ide për veprimin e mëtejshëm të “Shpëtim për Vallandovën”.  Vetëm të gjithë së bashku të bashkuar, mund të fitojmë këtë betejë për rajon të shëndetshëm dhe të pastër”, thotë ai.

Iniciativa e Gjevgjelisë, nga ana tjetër, deri tani ia doli të bashkojnë mbi 1000 vullnetarë të cilët ndajnë afishe, bisedojnë dhe i informojnë qytetarët.  Nakov thotë se të gjitha kompanitë dhe kishat nga Gjevgjelia iu bashkëngjitën infiormimit të të punësuarve të tyre.

Siç deklaroi, gjatë disa ditëve në vijim do të organizojnë tribuna të mëdha në Teatrin Popullor me prezantime nga ekspertë nga fusha e ekologjisë, medicinës dhe kimisë.

Markov dhe Nakov u pajtuan se këto iniciativa janë tërësisht të hapura për secilin, pa aspak paragjykime, dhe pa dallime partiake, etnike dhe fetare.

“Katastrofa natyrore dhe shëndetësore e shkaktuar nga kompleksi i minierave do të na prekë pa dallim të bindjeve dhe besimeve tona individuale.  Në këtë beteje kundër minierës jemi të gjithë së bashku, të bashkuar, dhe secili i cili ndien kërcënimin nga aspekti negativ i kësaj miniere është i ftuar të na bashkohet dhe të shfrytëzojë këtë platformë për edukim, të cilën e ndërtuam së bashku”, tha Markov.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button