Jakupoviq: Maqedonia ka regjim për shkatërrim, i cili i jep sinjalet e fundit të mbijetesës

“Kam lexuar shumë komente të pahijshme, nga përkrahësit e uhëheqësisë aktuale dhe nga kritikuesit e udhëheqësisë aktuale. Mora shumë pyetje për qëndrimin tim rreth ndodhive të fundit në Republikën vëllazërore dhe miqësore të Turqisë. Qëndrimi im është: vëllezërit tanë dhe miq të cilët jetojnë në R. Turqisë kanë kapacitet të madh moral dhe shtetëror që t’i njohin dhe vendosim se çfarë është më e mirë për shtetin dhe popullin e tyre”, thotë aktori Edin Jakupoviq, njofton Portalb.mk.

“Mos e bëni atë që nuk doni ta bëni. (protestoni për shkak përzierjes së interesave të shteteve dhe popujve në atdheun tonë, pa mëdyshje po përziheni në interesin veçmas të popullit të Republikës së Turqisë). Miq, do të kisha shkruajtur me ditë që t’u njoftoj me problemet e bashkëqytetarëve tanë, vëllezërve, motrave, shokëve, shoqeve: Turq, romë, shqiptarë, maqedonas, vlleh, boshnjakë, serbë, bullgarë dhe të gjithë komunitetet e tjera në Maqedoni, ndoshta kur këto probleme nuk do të ekzistojnë do të kem kredibilitet më të madh që të flas për problemet më gjerë nga atdheu ynë, deri atëherë më falni që nuk do të manipuloj ose të manipulohem me komente të pahijshme…”, theksoi Jakupoviq.

Sipas tij, Maqedonia ka regjim për shkatërrim, i cili i jep sinjalet e fundit të mbijetesës.

Ai gjithashtu thekson se “regjimi patjetër duhet të rrëzohet”.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button