VMRO: Zgjedhje të lira dhe demokratike

Zëdhënësi i Partisë VMRO-DPMNE Ilija Dimovski në pres konferencën e partisë pas mbylljes së vendvotimeve deklaroi se këto ishin zgjedhje më të drejta dhe demokratike që ka pasur Maqedonia deri më tani.

Sipas Dimovskit janë vërejtur disa parregullsi të vogla por pa ndonjë incident të madh.

Ai tha se nuk do të komentojë rastin me sulmin ndaj zëvendës kryetares të LSDM-së Radmilla Shekerinska pasi që sipas Dimovskit Sheqerinska flet diçka tjetër ndërsa dëshmitarët diçka tjetër.

Lajme të ngjashme

Back to top button