Në mesin e ushqimeve që Maqedonia pritet t’i ruaj si tradicionale edhe grosha e Tetovës

Është e gjatë lista e produkteve, bujqësore dhe ushqimore, që Maqedonia mund t’i mbrojë si tradicionale, shkruan Koha.net.

Suxhuku i Kumanovës, salçiçet e Maqedonisë, djathi i Berovës, kaçkavalli i Galiçnikut, qepa e Buçimit, ullinjtë e Dojranit, trofta e lumenjve, specat e mbushur me hudhër (dollma), qoftet e ikrës, pinxhuri i Velesit, Sallata me speca të thatë, krapi në tepsi, grosha e Tetovës, mollët e Tetovës, qershitë e Ohrit, pekmezi i kripur janë vetëm disa prej tyre.

Sipas prof. dr. Vlladimir Kakurinov, nëse Maqedonia dëshiron t’i mbrojë produktet e saj tradicionale, atë duhet të bëjë sa më parë duke e pasur parasysh atë se vendet e tjera nuk presin dhe janë shumë të shpejtë në këtë drejtim.

Veçanërisht interesante është Bullgaria në listën e së cilës për t’u mbrojtur janë kungullori dhe pinxhuri djegës, produkte të cilat Maqedonia i konsideron si tonat.

“Për këto arsye duhet filluar menjëherë me punë dhe të mbrohen produktet tradicionale të Maqedonisë”, thekson profesori në Doracakun për mbrojtjen e produkteve tradicionale të cilin e përgatiti si kontribut ndaj zhvillimit rural.

Kakurinov thekson tabelat e produkteve të cilat vendi mund t’i mbrojë si VGT – veçanti të garantuara tradicionale. Ato ndahen në kategori të mishit, djathëra, vezë, mjaltë, fruta, perime, drithëra, peshq, gaforre,…, të freskëta apo të përpunuara.

Në kategorinë e supave dhe çorbave profesori i sugjeron: Supën prej peshqve të liqeneve, çorbën prej mishit të qengjit dhe çorbën kukurec.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button