BDI: Ishte një ditë vikendi, s’kemi pasur kandidat dhe as punë

Për zyrtarët e BDI-së, dita e sotme ishte një ditë e zakontë vikendi. Pjesa më e madhe aktivistëve partiak në shenjë përkrahje, qoftë edhe në mënyrë simbolike, kanë zhvilluar aktivitete sportive dhe një pjesë kanë shfrytëzuar këtë ditë për të dalë në vikend.

Zëdhënësi I BDI-së, Bujar Osmani thotë për Portalb se, të gjithë aktivistët e BDI-së, kanë qenë në piknik dhe aktivitete sportive.

“Ne s’kemi pasur  kandidat dhe s’kemi pasur punë me këto zgjedhje, për mua ishte një ditë e bukur vikendi ”, thotë ai. 

Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, thotë se është kthyer me vonesë nga Tirana, por nuk ka pasur ndonjë aktivitet edhe pse ka qenë ditë e zgjedhjeve presidenciale.

Për të dita e sotme nuk është shfrytëzuar për ndonjë vikend në periferi, por së bashku me shokët kanë qëndruar në Çarshinë e vjetër të Shkupit. “Së bashku me strukturën e BDI-së të Çairit, kemi qenë në Çarshi”, thotë Izet Mexhiti, për Portalb .

Lajme të ngjashme

Back to top button