KSHZ, deri në ora 17 kanë votuar 41 për qind e qytetarëve

Jehona e votuesve në Maqedoni për zgjedhjet presidenciale deri në ora 17 ka arritur në 41 për qind.

Kjo u bë e ditur në konferencën e organizuar para pak çasteve në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve.

Për parregullsitë e regjistruara gjatë votimit të publikuara kryesisht nga ana e sektorit joqeveritar, përfshirë edhe informacionet për heqjen lehtësisht të bojës nga gishti i votuesve, KSHZ do të prononcohet pas mbylljes së procesit zgjedhor që nënkupton pas orës 19. Rastet e tilla veç më janë paraqitur në KSHZ, informojnë nga ky organ zgjedhor. Edhe rezultatet nga votimi i diasporës të publikuara në media të ndryshme sipas KSHZ janë jozyrtare dhe se ato pritet të publikohen pas përfundimit të votimit.

“Vijnë informacione të ndryshme në KSHZ. Do të informohet për to pasi të përfundoj procesi i votimit, pas orës 19. Reagohet atje ku duhet nëse përcaktohet se ka parregullsi”, tha Biljana Jovanovska, zëdhënëse e KSHZ-së.

– See more at: http://shqipmedia.com/portal/kshz-deri-ne-ora-17-kane-votuar-41-per-qind-e-qytetareve/#sthash.QyTb1R5x.dpuf

Jehona e votuesve në Maqedoni për zgjedhjet presidenciale deri në ora 17 ka arritur në 41 për qind.

Kjo u bë e ditur në konferencën e organizuar para pak çasteve në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve.

Për parregullsitë e regjistruara gjatë votimit të publikuara kryesisht nga ana e sektorit joqeveritar, përfshirë edhe informacionet për heqjen lehtësisht të bojës nga gishti i votuesve, KSHZ do të prononcohet pas mbylljes së procesit zgjedhor që nënkupton pas orës 19. Rastet e tilla veç më janë paraqitur në KSHZ, informojnë nga ky organ zgjedhor. Edhe rezultatet nga votimi i diasporës të publikuara në media të ndryshme sipas KSHZ janë jozyrtare dhe se ato pritet të publikohen pas përfundimit të votimit.

“Vijnë informacione të ndryshme në KSHZ. Do të informohet për to pasi të përfundoj procesi i votimit, pas orës 19. Reagohet atje ku duhet nëse përcaktohet se ka parregullsi”, tha Biljana Jovanovska, zëdhënëse e KSHZ-së.

Lajme të ngjashme

Back to top button