Rektorja e parë me shami në Turqi

Sekretari gjeneral pranë universitetit të Dixhles prof.fr. Sabri Ejigun në rrjete sociale ka ndarë një foto të rektores me hixhab prof.dr. Ajshegul Jale Sarac.

Sekretari Ejigun i tha gazetarit të agjencisë Anadolija se zonja Saraç tanimë një kohë të gjatë mendon të mbulohet sipas rregullave islame:

“Kur për të parën herë erdhi në punë e mbuluar, ne të gjithë mbetëm të habitur”, tha Ejigun duke shtuar: “Mendoj se tani është e gatshme për hixhabin. Më parë mbajtja e shamisë ishte rreptësisht e ndaluar. Kur ndalesa e hixhabit u pezullua dhe ne momentin që disa deputete filluan në punë të shkojnë me shami, atëherë qëndrimi ndaj hixhabit ndryshoi krejtësisht. Profesoresha jonë dëshirën dhe kërkesat e saja i la mënjanë për të mos dëmtuar universitetin. Tanimë ajo mban atë që me vite e ka dëshiruar, hixhabin. Zonja Saraç është rektorja e parë me shami në Turqi”, tha Ejigun.

Në fund Prof. dr. Sabri Ejigun thotë se ka mbetur i befasuar kur hyri në dhomën e saj dhe e pa të mbuluar, andaj kërkoi një foto për kujtim./ Breziiri


Lajme të ngjashme

Back to top button