Mbi 6 milionë euro të shpenzuara për antidepresivë, a po marrin terapi të gabuar personat me depresion?

Sipas mjekes Vesna Popvska, personave që vuajnë nga depresioni  po u shkruhet terapi e gabuar. Sepse siç thotë ajo diazepami nuk bie në grupin e antidepresivëve. Siç thotë ajo, diazepami nuk bie në grupin e antidepresivëve, por është sedativ për qetësim nga i cili personat që e konsumojnë mund edhe të bëhen të varur, njofton TV21.

-Pra nuk është në rregull tu shkruajnë recetë për diazepam personave me depresion?

“Jo, nuk është në rregull. E shkruajnë mjekët megjithatë neuropsikiatrit kanë mënyrat e tyre për të mjekuar depresionin me antidepresiv”, u shpreh Vesna Popovska, Mjeke amë.

Barnat për sistemin nervor janë grupi i tretë i barnave më të shitur për vitin 2016 njoftojnë nga Fondi për sigurim shëndetësor. Fondi financiar është për 8.9% më i lartë në krahasim me vitin 2015. Rreth 6 milionë euro janë harxhuar për barnat e sistemit nervor, përkatësisht për diazepam.

]Të dhënat nga “Termini im” tregojnë se 55 mijë pacientë janë drejtuar për të marrë antidepresivë shkaku depresionit në Maqedoni. Siç thonë nga Ministria e Shëndetësisë, rregullisht po mbahen ligjërata për edukimin e mjekëve amë për të njohur shenjat e depresionit dhe shmangien e gabimeve gjatë mjekimit të kësaj sëmundje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button