USSH organizon “Javën e Arsimit Shqip”

Unioni Studentor Shqiptar organizon aktivitet 5 ditor “Java e Arsimit Shqip”.
Më 18 prill fillojnë me shpërndarja e fletushkave për studimet dhe rëndësia e studimeve në shkollat e mesme dhe në ambientet e Çarshisë së Vjetër

-Më datë 19 prill (e mërkurë) me fillim në ora 15:00 do të mbahet tribunë dedikuar maturantëve dhe studentëve tjerë për t’i informuar prej më afër për jetën studentore dhe çdo pyetje tjetër që ju ju intereson. Aty do t jetë, profesori i nderuar Gadaf Rexhepi, profesor universitar pranë UEJL-së tek organizata Kopru në Çarshinë e Vjetër.

Më 20 prill, ditën e enjte për maturantë, do të flasin rreth fakulteteve, bursave, materiale dhe metoda mësimore etj. Shtandet do të jenë të hapura me fillim në ora 11:00 deri më 16:00 para xhamisë Murat Pasha në Çarshinë e Vjetër.

Më datë 21 prill, ditën e premte, do të ketë debat studentor me fillim në ora 17:30 me lokacion te Libraria e Çarshisë. Temë diskutimi do të jetë “Studimet jashtë vendit ose në vend”

Në fund do të ketë Mbrëmje Letrare më datë 22 prill me fillim në ora 19:30 para xhamisë Murat Pasha.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button