Gjuriq kërkon rinisjen e dialogut me Kosovën

Drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovë në Serbi, Marko Gjuriq, ka deklaruar se nuk beson në premtimet e shqiptarëve për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Sipas tij, tani është momenti i duhur për themelimin e bashkësisë së komunave me shumicë serbe, dhe pret nga Prishtina zyrtare që të punojë në këtë aspekt, transmeton Albeu.

“Është momenti i duhur për themelimin e asociacionit, pasi kjo do ta ndihmonte popullin serb që të veprojnë në Kosovë në mënyrë që të zgjidhin problemet e tyre. Nëse ju e shikoni Kosovën mund ta shihni se ka shumë probleme që nuk mund të zgjidhen nga përfaqësuesit politikë”, ka thënë Gjuriq.

I pyetur se kur do të rinisë dialogu në Bruksel, ai ka thënë se ende nuk e ka të qartë arsyen e pezullimit të këtij dialogu.
“Unë mendoj se kjo vjen si pasojë e mungesës së vullnetit politik. Ne jemi të gatshëm për të biseduar pasi vetëm kështu zgjidhen problemet. Shtrohet pyetja si do të zgjidhin problemet ata që nuk duan të flasin, pasi është në interesin tonë që dialogu të vazhdojë. Kjo do të rriste zhvillimin e Serbisë drejt integrimit evropian dhe në aspektin ekonomik”, ka shtuar Marko Gjuriq.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa disa herë ka deklaruar që asociacioni do të themelohet shumë shpejt, dhe se kjo do të bëhet duke respektuar Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button