Cila është arsyeja që Angelina Jolie bleu shtëpinë pranë Brad Pitt?

Aktorja e adhuruar e Hollywood Angelina Jolie kohët e fundit ka blerë një shtëpi të re vlera e së cilës është 25 milionë dollarë. Sipas Hollywood Life, rezidenca luksoze e Jolie është është 1 milje (1.6km) larg nga shtëpia e ish-bashkëshortit të saj Brad Pitt.

Edhe pse dyshja simpatike janë ndarë, Jolie ka vendosur të blejë shtëpinë e re pranë Brad për një arsye.

Bruime pranë aktores janë shprehur për Hollywood Life se aktorja e ka blerë shtëpinë pranë ish-bashkëshortit në mënyrë që fëmijët e saj të mos e ndiejnë mungesën e babait.

“Angelina zgjodhi shtëpinë e saj të re në këtë vend, sepse është afër me shtëpinë e Brad, të vetmen shtëpi që fëmijët e saj njohin. Rezidenca e re është në të njëjtën lagje me atë të Brad në Los Angeles, aty ku fëmijët janë rritur. Afërsia e shtëpisë së re do të bëjë që fëmijët të qëndrojnë pranë dhe të lidhur me babanë e tyre. Angelina ka kuptuar se sa e rëndësishme është që Brad të ketë një rol aktiv në jetën e fëmijëve, ndaj zgjodhi një shtëpi pranë ish-bashkëshortit.”,- shton burimi.

Mesa duket ish-çifti i famshëm po shëron plagët, dhe mund të jenë edhe fqinjë të mirë me njëri-tjetrin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button