Sukses tjetër i Blerina Seferit

Për herë të parë në historikun e xhudos së Maqedonisë një sportist i tyre është plasuar në vendin e pestë në një kupë evropiane. Këtë e arriti kampionia ballkanike Blerina Seferi (48kg) në garën që u zhvillua në Koimbra të Portugalisë. 

Në xhiron e parë Seferi mposhti reprezentatuesen e Spanjës, Martinez, në xhiron e dytë ishte më e mirë edhe se kampionia e Britanisë së madhe, Mcbathe, kurse në të tretën për 40 sekonda mposhti xhudisten italiane Martina Zamproni e cila duhet cekur se është në kreun botëror. Në gjysmëfinale anëtarja e Ipponit nga Shkupi pati një ballafaqim të rëndë ndaj reprezentatueses së Azerbajxhanit Alieva Lejla e cila edhe triumfoi në këtë kategori. 

Për vendin e tretë Seferi humbi nga spanjollja Roda Kasado Natalia. Federata e xhudos së Maqedonisë suksesin e Blerit e ka përshëndet duke besuar se e njëjta do ti gëzoi edhe në vitet e ardhshme.  
“Kjo është viti i parë që Blerina Seferi garon si kadete. Asaj i mbesin edhe tre vite në këtë konkurrencë dhe nëse dita e mirë shihet nga mëngjesi atëherë vërtetojmë se Bleri do të ketë një të ardhme të shkëlqyer dhe me shumë medalje”, tha drejtori Timçe Georgevski.

Gara e ardhshme e Blerina Seferit është më 5 maj në Berlin ku do të zhvillohet gara e ardhshme e Kupës së Evropës.

Lajme të ngjashme

Back to top button