Ja si duket Interi i vërtet

Interi ka treguar fytyrën e vërtetë në ndeshjen që e zhvilloi sot ndaj Sampdorias. Skuadra e Mazzarit e mposhti skuadrën që drejtohet nga ish ylli i skuadrës, Sinisha Mihajlloviq. 4:0 arriti fitore Interi në përballjen me Sampdorian.

Icardi shënoi për 1:0 në minutën e 13. Eder u përjashtua nga ndeshja që në minutën e 20 për ti lehtësuar punën Interit.

Samuel në minutën e 61 ngriti epërsinë në 2:0. Dy miuta më pas, Icardi shënoi golin e tij të dytë dhe të tretin për Interin. Palacio e kompletoi pokerin e Interit në minutën e 79. Interi me këtë fitore kalon në pozitën e pestë me 53 pikë.

Lajme të ngjashme

Back to top button