Turqi, voton “vajza e re më e gjata” në botë (FOTO)

Rümeysa Gelgi, në rajonin Safranbolu të qytetit Karabük në Turqi, e cila është e prekur nga sindromi Weaver dhe e cila në vitin 2014 me gjatësinë e saj prej 213 centimetra ka hyrë në librin e rekordeve Guinness si “vajza e re në e gjatë e botës nën moshën 18-vjeçare” ka votuar në referendumin për ndryshimet kushtetuese, raporton Anadolu Agency (AA).

Gelgi ka mbërritur në vendin e votimit në shkollën fillore Altın Safran bashkë ne nënën dhe babain e saj dhe në një deklaratë për gazetarët ajo tha se voton për herë të dytë.

Pasi ka vënë në dukje se votën e parë e ka dhënë në zgjedhjet e përgjithshme të mbajtura më 1 nëntor 2015 Gelgi tha se “Mendoj se ky referendum është shumë i rëndësishëm për të ardhmen e vendit tonë. Ndodhem këtu për të përmbushur detyrën time si qytetare. Shpresoj që çdo gjë të jetë shumë mirë.”

Ndër të tjera duke theksuar se prej shumë vitesh ajo ndodhet nën trajtim dhe nuk mund të dalë nga shtëpia Gelgi u shpreh se “Kur u operova në shpinë isha në moshën 17-vjeçare, dhe atëherë nuk votova se nuk kisha mbushur moshën. Këto trajtime kanë sjellë shumë lehtësira në jetën time jo vetëm për votime, por edhe për të marrë pjesë në aktivitete të ndryshme dhe në kryerjen e tyre në mënyrë të lehtë. Detyra ime si qytetare është e rëndësishme para çdo gjëje.”

gjat

gjats

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button