Liverpooli shembi milionerët e Cityt

Liverpooli është më afër se kurrë për tu shpallur kampion në Premierligë. Skuadra e Brendan Rodgers e ka mposhtur Manchester Cityn në ndeshjen direkte për titull. Reds fituan me rezultat 3:2 në ndeshjen ndoshta më të mirë të këtij edicioni në Premierligë.

Pjesa e dytë i takoi totalisht vendasve të cilët shënuan dy herë. Sterling në minutën e 6 realizoi për 1:0. Skrtel fluturoi mbi mbrojtjen e Cityt në minutën e 26 për 2:0.

Fillimi i pjesës së dytë iu takoi krejtësisht Cityt. Silva shënoi për 2:1 në minuttën e 57.Vetëm pesë minutë ma vonë, Johnson barazon me autogol në 2:2.

Kur ke një skuadër një talent si Phelipe Coutinho, fitorja dhe titulli gjithmonë janë të mundshme. Coutinho shënoi gol fantastik në minutën e 79 për fitoren e Liverpoolit.

Me këtë fitore, Liverpooli tani ka 77 pikë. pesë më shumë se Chelsea, dhe shtatë më shumë se City që ka dy ndeshje më pak të zhvilluara.

Lajme të ngjashme

Back to top button