Unioni i lojtarëve në NBA ankohet për komentet e Jacksonit për Anthonyn

Nëse lojtarët nuk mund të kërkojnë publikisht transferimin e tyre, atëherë menaxhmenti nuk guxon të inkurajojë një gjë të tillë. Ky ishte mesazhi i Asociacionit Nacional të Lojtarëve të Basketbollit (NBPA), dërguar komisionerit të ligës NBA, Adam Silver lidhur me komentet e presidentit të klubit New York Knicks, Phil Jackson në lidhje me lojtarin Carmelo Anthony, transmeton Anadolu Agency (AA).

NBPA thotë se i është ankuar komsionerit të ligës NBA, Adam Silver, lidhur me një deklaratë publike të Phil Jacksonit për basketbollistin Carmelo Anthony, kur ai tha të premten se ndoshta do të ishte më mirë që Anthony të kërkonte të shitej nga ekipi i cili nuk ka arritur të fitoj për aq sa ka pasur në radhët e veta sulmuesin All-Star.

“Nëse lojtarët që aktualisht kanë kontratë, nën kërcënimin disiplinor të ligës nuk kanë të drejtë të flasin hapur për dëshirën e tyre për t’u transferuar diku tjetër, presim edhe stafi menaxhues tu përmbahet të njëjtave standarde”, tha drejtori Ekzekutiv i NBPA-së, Michele Roberts i cituar në ueb faqen e NBA-në.

Në deklaratën e asociacionit të lojtarëve thuhet se “kur është fjala për të demonstruar besnikërinë dhe respektin, dera lëviz në dy drejtime”.
Carmelo Anthony është zëvendës president i NBPA-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button