Vlorë, shembet me shpërthim hoteli pa leje (VIDEO)

Me 130 kg eksploziv i llojit C4 është shembur plotësisht një hotel 4-katësh në Dhërmi. Ashtu siç ishte paralajmëruar, INUK ka shembur përmes shpërthimit të kontrolluar, hotelin 4-katësh që ishte ndërtuar në brezin e parë të rërës. 

Për shembjen e hotelit janë hapur rreth 450 vrima në të katër katet e objektit, duke vendosur eksploziv brenda secilës prej tyre. Pronarët e hotelit nuk kanë kundërshtuar vendimin ndërsa iu është lënë edhe dy ditë kohë më tepër për të hequr prej tij, pajisjet.

Shembja e hotelit është në vazhdën e spastrimit të zonave bregdetare të vendit nga ndërtimet e jashtëligjshme; gjatë ditës së sotme, INUK ka prishur edhe disa objekte të tjera. Vetëm në bregdetin e Dhermiut janë piketuar rreth 160 ndërtime të ngritura pa leje.

Kreu i INUK  Zyhdi Dajti, tha  se “i gjithë brezi i parë i plazhit do të çlirohet nga ndërtimet që e kanë zaptuar”./ Shekulli

Lajme të ngjashme

Back to top button