Grubi: Koalicioni me VMRO nuk u bë sepse ashtu vendosi Ali Ahmeti dhe ashtu deshën shqiptarët

Deputeti i BDI-së, Artan Grubi ka sqaruar edhe një herë se pse nuk u bë koalicioni me VMRO-në e Gruevskit duke iu përgjigjur edhe presidentit Ivanov. Sipas tij koalicioni mes VMRO-së dhe BDI-së nuk është bërë sepse ashtu kishte vendosur lideri Ali Ahmeti dhe ashtu kanë dashur shqiptarë, ndërsa presidenti Ivanov thotë  se koalicioni mes VMRO DPMNE dhe BDI u shkatërrua në momentin e fundit nga një bisedë telefonike mes Edi Ramës dhe Ali Ahmetit, njofton TetovaSot.

Koalicioni me VMRO nuk u bë sepse ashtu vendosi Ali Ahmeti dhe sepse ashtu deshën shqiptarët.

Tek Kryetari Ahmeti dhe BDI nuk ka patur asnjë ndërhyrje, as vendore, as të huaj e as fqinjësore, por ngadhënjeu përcaktimi jonë për barazi, reforma, sundim të së drejtës dhe integrim në NATO dhe BE që ishin të papërputhshme me VMROnë.

Befasohem që akoma ka njerëz në Maqedoni që i besojnë Ivanovit dhe përrallave të tij insinuative.

Ivanov përveç se po nxit krizë ndëretnike të paqenë dhe bllokadë institucionale, tash ka filluar edhe të shpif infantilisht duke u bërë për keqardhje” ka shkruar Grubi në Facebook.

Ndryshe edhe pse BDI dhe LSDM bashkë me Aleancën për Shqiptarët janë dakorduar për të formuar qeverinë e re në Maqedoni, nuk kemi ende një qeveri, nga ana tjetër VMRO vazhdon të protestojë kundër “Deklaratës Shqiptare” duke kërcënuar se nëse LSDM bashkë me BDI-në do të formojnë qeverinë mund të destabilizohet vendi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button