Ibraimi i dyti, Sejdiu i pesti në “Men’s Physique Junior”’ (FOTO)

E shtuna ishte ditë e rezervuar për shumë sporte në vendin ntonë, ndërsa pikërisht mbrëmë u mbajt edhe Kupa e Maqedonisë për Bodibilding dhe fitnes, e që ishte për kualifikim në Kampionatin Evropian dhe atë Ballkanik.

Në këtë garë nga garuesit shqiptarë, me vendin e dytë është vlerësuar Bujar Ibraimi nga klubi “Shkupi GYM”, i cili ka fituar vendin e dytë në disiplinën “Men’s Physique Junior”’ deri në moshën 23 vjeçare.  Ibraimi, pati një paraqitje të mirë, ku nga tetë garues sa kishte në disiplinën e tij, ai edhe pse u rendit i dyti, kishte një përkrahje të madhe nga publiku të cilët në koemnetet e tyre thanë se Bujari meritoi të shpallet kampion. Nga ana tjetër përfaqësuesi tjetër i klubit “Shkupi GYM”,  Artan Sejdiu u rëndit i pesti në disiplinën  “Men’s Physique” mbi moshën 23 vjeçare nën 1.78cm.

Artan Sejdiu, Omer Abdullau dhe Bujar Ibraimi
Artan Sejdiu, Omer Abdullau dhe Bujar Ibraimi

Pas përmbylljes së garës, që u mbajt në sallën e pestë të Panairit të Shkupit, u prononcuar dhe kryetari i klubit “Shkupi Gym”, Muamer Abdullai, që fillimisht falënderoi portalin PORTALB për mbështetjen mediale që i ka dhënë këtij klubi dhe këtij sporti.

Artan Sejdiu i pari nga e majta
Artan Sejdiu i pari nga e majta

“Fillimisht do ju falënderoj për mbështetjen që na keni dhënë . sa i përket garës dua të them që edhe pse me përkushtimin të madh kemi punuar, nuk arritëm të marrim vendin e parë. Por përsëri jemi të kënaqur nga puna që e kemi bërë, pasi jemi të vetëdijshëm se ngelet edhe shume hapësirë për të vazhduar me punën tonë profesionale por edhe për ti aktivizuar edhe mekanizmat tjerë përgjegjës. Jemi një klub i formuar vetëm një vit e gjysmë dhe në këtë garë në mënyrë dinjitoze garuam me 36 klube që janë të kyçur në sistemin e garave  të BBFFM-së, ku shumë prej tyre janë me traditë. Vlen të theksohet se gara Kupa e Maqedonisë përveçse shërben për kualifikim në garat Ballkanike dhe Evropiane, për këtë arsye ka qenë edhe organizimi më masiv dhe me shumë garues në të gjitha kategoritë me një konkurrencë të fortë. Besojmë në maksimum tek anëtarët tonë që në të ardhmen si klub do të marrim pjesë edhe me kandidatë në kategori tjera, ku së bashku do të kalojmë edhe shumë sfida, drejt sukseseve tjera “, deklaroi  trajneri dhe njëkohësisht kryetari i klubit “Shkupi GYM” Muamer Abdullai.

Në këtë garë vendin e dytë e ka fituar Enes Hamiti, në kategorinë “Men’s Physique” mbi moshën 23 vjeçare nën 1.78 cm, disiplinë në të cilën garoi edhe Artan Sejdiu. Ndërkohë, Kupën e Maqedonisë në Bodibilding e fitoi Kristijan Donev, në kategorinë për figurë për meshkuj mbi 1.78 cm. /Portalb.mk/

Bujar Ibraimi 2 Bujar Ibraimi 1 Artan Sejdiu 2 Artan Sejdiu 1

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button