Kurti: Isa ra në Prishtinë, do të bie dhe Thaçi

Me opozitarizmin e saj në Kuvendin e Kosovës, me pushtetin e saj në Komunën e Prishtinës dhe me dijen e alternativës qeverisëse, Lëvizja Vetëvendosje është garancion i luftimit të pa kompromis të korrupsionit.

Kështu pohoi lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në mbledhjen e IV të Këshillit të Përgjithshëm të këtij subjekti, ku ka folur për situatën politike dhe ekonomike në vend.

Kurti po ashtu pohoi se Vetëvendosje po forcohet si asnjëherë më parë dhe se kjo Lëvizje do të fitoi.

Ndërsa thotë se pas Isa Mustafës, i cili e humbi Prishtinën, është Hashim Thaçi ai i cili do ta humb Kosovën.

“Shumë më i fuqishëm ka qenë Isa Mustafa dhe LDK-ja në Prishtinë, se sa Thaçi e PDK-ja në Kosovë. I pari ra edhe i dyti do të bjen”, tha ai.

Kurti foli dhe për alternativën qeverisëse të Lëvizjes Vetëvendosjes, duke pohuar se me subjektin që ai udhëheqë do të ketë rimëkëmbje të industrisë prodhuese, e bujqësia, sipas tij, do të jetë e tillë q ë do t’i zëvendësojë importet.

Arsimi publik, sipas Kurtit, do të jetë pa pagesë por i lidhur me ekonominë, ushqimi do të jetë falas për fëmijët nga klasa e parë deri në klasën e pestë dhe sigurimet shëndetësore publike do të jenë të garantuara.

Ndërsa, me ardhjen në pushtet të kësaj lëvizje, ai tha se do të katërfishohen investimet në shëndetësi, duke i modernizuar spitalet dhe ndëshkuar korrupsionin. Kurse pensioni minimal do të jetë 150 euro, ndërkaq ai obligativ 280 euro.

Kurti tha se do të bëjnë edhe bashkimin e Mitrovicës.

“Lëvizja VV është ajo e cila edhe afirmon, por dhe do të realizojë politikën e bashkimit të Mitrovicës dhe kombit. Nuk mund të themi që mund të ketë Kosovë të bashkuar e përparuar, pa Mitrovicë të bashkuar. Dhe nuk është Qeveri ajo e cila nuk arrin t’i heq dot për tri vjet, as dy kamionë dhe në urën mbi Lumin Ibër. Më tej ne do të angazhohemi maksimalisht, për një treg dhe monedhë të përbashkët me Shqipërinë”, tha ai, transmeton Express.

Ai po ashtu foli dhe për premtimet e kryeministrit Thaçi, për ngritje të pagave, duke e quajtur këtë një mënyrë të gabuar, për të udhëhequr me shtetin. Sipas tij, populli ka nevojë për punësim, për kushte të mira të punës me shërbime të mira publike, e jo për sjellje të tilla, ku kryeministri shfaqet si pronar i buxhetit, të cilin po e keqpërdor atë.

Ndërsa foli dhe për krijimin e Gjykatës së Veçantë, për krimet e kryera në Kosovë, duke pohuar se Vetëvendosje nuk e pranon këtë shantazh, që po bëhet për krijimin e kësaj Gjykate.

“Ne shantazhohemi tash na thuhet, duhet ta zgjidhni të keqen me të vogël. Na shkoi jeta duke zgjedhë të keq en me të vogël. Duke e zgjedhur të keqen me të vogël, t’i e mirëmban të keqën. Pse duhet të zgjedhim të mirën. Pse ta zgjedhim vazhdimisht të keqen më të vogël. Prandaj këtë shantazh të dyfishtë, Lëvizja VV e refuzon në mënyrë parimore dhe kategorike”, tha ai.

Lajme të ngjashme

Back to top button