Këto ishin profesionet e politikanëve që do t’ju habisin

Janë punë që secili do ta bënte madje me kënaqësi, por kur mendohen se ato i kanë kryer disa prej politikanëve që sot ia “varin lartë”, është pak befasuese.

Ata sot janë deputetë, kryetar partishë, minstra e politikanë, por dikur kanë bërë punë që mbase mund të duken qesharake shkruan Magazina.al

Atifete Jahjaga

Ish presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, që mbajti pozitën më të lartë në hierarkinë shtetëore, deri me 8 prill të këtij viti dikur ka punuar përkthyese. Ajo para se të bëhët police e Kosovës ka kryer punën e përkthyeses anglisht-shqip në Policinë e Kosovës.

Donika Kadaj- Bujupi

Donika Kadaj – Bujupi, tash deputete e Vetëvendosjës dikur ka punuar në KEK. Ajo ka qenë zëdhënëse e kësaj koorporate, në kohën e reduktimeve të mëdha kur kosova përballej me dy orë rrymë e shumë tjera pa të.

Ismet Beqiri

Ismet Beqiri, është shef i GP të LDK-së, por dikur ka qenë valltar. Ai madje do të ishte i lumtur sikur të ishte anëtarë aktiv në ansamblin “Shota”,por sekretari i përgjithshëm i LDK-së, siç ka marrëvesh Magazina.al, ka qenë valltarë rezervë i njërit prej anëtarëve të këtij ansambli.

Skender Hyseni

Skender Hyseni, Ministër i Punëve të Brendëshme dikur ka qenë muzicient. Ai ka marrë pjesë në shoqëritë kulturore të Llapit duke shfaq talentin e tij si ekzekutues në harmonikë.

Blerta Deliu

Me muzikë është marrë edhe deputeja Blerta Deliu. Ajo ka provuar edhe të këndojë por zëri nuk I shkoi aq mirë dhe vendosi ta lë këtë profesion, raporton Magazina.al

Adem Salihaj

Adem Salihaj, deputet i LDK-së, para se ta marr këtë mandate në zgjedhjet e fundit nacionale ka punuar si drejtor në stacionin e autobusëve në Ferizaj.

Shpend Ahmeti

Shpend Ahmeti, kryetar I Prishtinës, dikur është marrë me sport. Fillimisht ka luajtur volejboll, por më pas siç raporton Magazina.al ai ka qenë refer basketbolli.

Visar Ymeri

Visar Ymeri, ka jetuar për një kohë në Britani të madhe. Ai për t’I ndihmuar vetës dhe familjes, ka punuar si kamarier në njërën prej kafiterive të Londres

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button