Amdi Bajram kap për fyti Radmilla Sheqerinskën

Incident i rëndë është parandaluar në Shuto Orizarë të Shkupit. Deputeti i koalicionit të VMRO DPMNE-së Amdi Bajram dhe djali i tij Ellvisi, i cili njëkohësisht është edhe kryetar i Komunës së Shutkës, bashkë me 50 persona të tjerë kanë kërcënuar dhe sulmuar fizikisht zv/kryetaren e LSDM-së Radmilla Shekerinska. Gjithçka ka filluar kur herët në mëngjes kur disa persona, në mesin e të cilëve edhe zv/ministri i Punës dhe politikës sociale Ibrahim Ibrahimi, janë vendosur në hyrje të vendvotimit dhe kanë filluar të legjitimojnë votuesit. Policia disa herë i ka larguar këta persona pas reagimeve të Shekerinskës, por ata çdoherë janë kthyer në vendin e tyre. 

“Më kapën për fyti, për shalli. U sulmuan edhe personat zyrtarë, dhe sinqerisht shpresoj se policia do të ngrejë padi në bazë të detyrës zyrtare, edhe për sulm mbi vëzhgues, edhe për sulm mbi persona zyrtar të uniformuar. Po të ndodhte kjo në rrugë, dikush do të arrestohej Nuk e di ku është Amdi Bajrami, nuk e di a është arrestuar”, u shpreh Radmilla Shekerinska, zv/kryetare e LSDM-së.

Lajme të ngjashme

Back to top button