14 mënyrat alternative të përdorimit të kripës, edhe jashtë kuzhinës

Class ju fton t’i hidhni një sy mënyrave alternative se ku mund ta përdorni tjetër produktin esencial të kuzhinës.

1

Parandalon mykun në perdet e dushit
Lani perdet e dushit me ujë me kripë kur t’i blini, dhe asnjëherë nuk do t’ju myken nga lagështira.

2

Parandaloni dritaret nga ngrirja në dimër
Pastroni nga brenda dritaret me një sfungjer me ujë me kripë dhe ngrica do e ketë të pamundur të krijohet.

3

Eliminoni insektet
Për të zhdukur insektet që mund t’ju dalin në kuzhinë apo në dhomën e gjumit, kombinoni ujë dhe kripë në raport 1 me 4, në një shishe. Spruconi vendet ku shikoni insektet dhe ata do të largohen menjëherë.

4

Parandaloni frutat/perimet e prera nga ngjyra e errët
Mbani frutat dhe perimet e freskëta, pa marrë ngjyrën tipike të errët 2 minuta pasi janë qëruar duke i vendosur në një enë me ujë me kripë.

5

Fikni zjarrin
Nëse tigani apo tenxherja ju merr flakë në kuzhinë dhe ju del jashtë kontrollit, gjithçka duhet të bëni është të hidhni një dozë me kripë, e cila do e fikë menjëherë.

6

Pastroni hekurin e hekurosjes
Për të eliminuar shtresën e ngjitur zakonisht tek hekuri që hekurosim, tani kemi kripën. Ndizni hekurin dhe gradojeni në temperaturën më të lartë, spërkasni pak kripë në një copë dhe vendosni hekurin mbi të, sikur të jeni duke e hekurosur.

7

Përgatisni bojë të bërë në shtëpi, për fëmijët
Duke përdorur përbërës të thjeshtë, ju mund t’i krijoni vetë bojrat e fëmijëve, në kushte shtëpie dhe pa shpenzime. Në një enë përzieni 1 gotë miell dhe një gotë kripë. Më pas shtoni një gotë ujë dhe disa pika ngjyrues ushqimi.

8

Shkëlqen produktet prej bakri
Pastrimi i enëve prej bakri me kripë funksionon perfekt. Gjithaçka ju duhet të bëni është të përzieni kripën me pak uthull, limon dhe miell dhe krijoni një pastë të cilën mund ta përdorni në formë locioni pastrues.

9

Pastroni lavamanin
Një pastë me limon dhe kripë mund të jetë pastruesi ideal për lavamanin tuaj apo për çdo pajisje tjetër me material stainless steel.

10

Zhdukni erën e qepës nga duart
Vaji që gjendet tek hudhra dhe qepa lënë një aromë tek duart që të duhen orë të tëra për ta larguar. Gjithsesi, zgjidhja është shume e thjeshtë. Lagni duart, lyejini me kripë duke i fërkuar me njëra tjetrën (siç i lani zakonisht) dhe shpëlajini.

11

Aroma e pakëndshme e këpucëve
Eliminoni aromat e pakëndshme nga këpucët apo atletet duke vendosur copa të mbushura me kripë brenda në to. Pas disa orësh hiqini dhe aromat do të jenë zhdukur. Gjithashtu mund ta realizoni këtë proces edhe pa përdorur copat. Spërkatni kripë dhe bëni të njëjtin proces. Më pas pastrojini me fshesën me korent, e cila do të thithë të gjitha kokrrizat.

12

Mos lejoni t’ju bëjnë për budalla në një restorant 🙂
Nëse keni gjetur qime në pjatë, dhei kërkoni kamarierit t’jua ndërrojë pjatën, përpara se t’ia dorëzoni pjatën, me shumë delikatesë spërkasni kripë mbi të. Nëse e bëni këtë veprim, vetëm kështu mund ta dalloni nëse pjata juaj në të vërtetë është zëvendësuar me një të re.

13

Parandalon spërkatjet e vajit
Hidhni pak kripë në tigan përpara se të vendosni mishin ose peshkun për të skuqur. Kjo do të mbajë vajin e nxehtë pa u përhapur e të keni incidente si djegie etj.

14

Shëron pickimet e mushkonjave
Për të lehtësuar irritimin e shkaktuar nga pickimet e mushkonjave, thjesht vendosni pak kripë në zonën e infektuar dhe pas pak minutash do të shihni rezultatin.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button