Rritet ndjeshëm numri i zjarreve në Pollog zjarrfikësit ankohen

Muajt e pranverës kur edhe fillon pastrimi i arave dhe livadheve është shtuar tej mase numri i zjarreve si nëpër fushat e Pollogut, ashtu edhe në malësinë e Sharrit. Gjithashtu shqetëson fakti që këtë vit është dyfishuar edhe numri i zjarreve në objektet e banimit dhe lokalet afariste, transmeton Alsat M.

Zjarrfikësit nga ana tjetër ankohen për mungesë të kushteve dhe pajisjeve gjë që ndikon në efikasitetin e punës së tyre.

Me rritjen e qytetit dhe shtimin e komunave në rajonin e Pollogut është shtuar edhe nevoja për krijimin e pikave të reja të zjarrfikësve, sidomos në komunën e Bogovinës dhe atë të Tearcës që janë më larg qytetit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button