Kapet kamioni me 71 kg hashash i fshehur në tuba plastikë

Policia Kufitare godet një tjetër tentativë të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike, ku ka sekuestruar 99 tuba plastikë, të mbushur me lëndë narkotike të presuar, të dyshuar kanabis sativa. Në total, droga e peshuar ishte 71 kg. Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare të Kapshticës arrestuan në flagrancë të shtetasit Qani Mançe, 60 vjeç, banues në Tiranë.

Më datë 15.04.2017, ky shtetas u paraqit në dalje të Republikës së Shqipërisë, me mjetin kamion të markës “SCANIA” me targa AA273DY dhe rimorkio me targë TR0148K. Nisur nga dyshimet e shfaqura, ky mjet u përzgjodh nga shërbimet e Policisë Kufitare, në bashkëpunim me Doganën, për verifikim në vijën e dytë. Gjatë kontrollit në skaner, u shfaqën dyshime se në pjesën e tavanit të rimorikios, mund të ishte fshehur lëndë narkotike, transmeton Gazeta Shqip.

Konkretisht në brendësi të tubave metalikë të cilët mbanin skeletin e mbulesës së rimorkios, u konstatuan 99 tuba të tjerë plastikë me ngjyrë portokalli. Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët e Seksionit për Narkotikët, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, kanë bërë peshimin e lëndës narkotike së bashku me tubat plastikë ku në total pesha e tyre rezultoi 71 Kg. Materialet për hetime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Tiranë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button