MOST: Ndërpritet votimi në Kërçovë

Asociacioni Qytetar MOST, vazhdon të njoftojë për parregullsitë të cilat vetëm sa vinë e shtohen. 
Sipas MOST deri më tani janë vërejtur parregullsitë në vendvotimet si më poshtë:

Në vendvotimet 0047, 0070 dhe 0081 në komunën e Manastirit, në vendvotimin 1030 në komunën e Kumanovës, si dhe në vendvotimet 2615 dhe 2622 në komunën e Karposhit ngjyra e dukshme fshihet me faculeta të lagura.

Në VV 0750 në komunën e Kërçovës votimi është ndërprerë në orën 13:25 për arsye se 2 votuesve nuk u është lejuar të votojnë sepse dikush tjetër është nënshkruar në  vendin e tyre në Listën zgjedhore. KZ-ja ka konstatuar se 2 votuesit e mëparshëm janë nënshkruar në vend të gabuar në Listën zgjedhore, me ç’rast iu lejoi këtyre 2 votuesve të nënshkruhen në vendet e votuesve të mëparshëm. Për këtë është njoftuar KKZ-ja dhe pritet që të arrijë në VV. Votimi ka vazhduar në orën 13:35.

Në VV 0671 në komunën e Kavadarit një votues ka refuzuar shënimin me ngjyrën e dukshme, me ç’rast KZ-ja ka përpiluar procesverbal për rastin në fjalë.
Në VV 2156 në komunën e Velesit anëtar i KZ-së i ka ndihmuar votuesit, i cili nuk ka mundur të votojë vet. Votuesi me vete ka marrë person që t’i ndihmojë gjatë votimit, ndërsa KZ-ja nuk i ka lejuar që t’i ndihmojë, sepse personi ka votuar paraprakisht.

Në VV 1782 në komunën Novo Sellë ka pasur ndërprerje të votimit në kohëzgjatje prej 10 minutash. Para vendvotimit është kryer ryshfet të votuesve dhe anëtari i KZ-së ka reaguar, me ç’rast është shkaktuar rrahje dhe është lajmëruar policia.

Në VV 2948/1 në komunën e Butelit anëtar i KZ-së mban listë që e ka përpiluar vet për evidentimin e votuesve. Së pari i kontrollon votuesit në listën e vet dhe pastaj në Listën zgjedhore.
Para SH.F. “Vëllezërit Milladinov” (VV 1853) në komunën e Strugës dhe SH.F. “Kliment Ohridski” në komunën e Manastirit (VV 0119) janë vërejtur persona, të cilët i evidentojnë votuesit që hyn në vendvotimet.

Në VV 1858 në komunën e Strugës një votues e ka fotografuar fletëvotimin. KZ-ja ka reaguar, por votuesi ka ikur nga vendvotimi. KZ-ja e ka lajmëruar incidentin në polici.
Në VV 2761 në komunën e Kisella Vodës KZ-ja i lexon me zë emrat e votuesve, ndërsa anëtarët e KZ-së nuk kanë akreditime. Leximi me zë është vërejtur edhe në VV  0091 në komunën e Manastirit.
Në VV 0884 në komunën Çeshinovë-Obleshevë dy votues publikisht kanë treguar për kë kanë votuar, ndërsa dy votues në VV 0188 në komunën Mogillë dhe një votues në VV 0839 në komunën e Koçanit ia kanë treguar KZ-së fletëvotimin para se ta fusin në kutinë e votimit.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button