Shqiptarët të ndikuar nga partitë, kush do të fitojë bojkoti apo vota për Halimin?

Shtabet zgjedhore të partive politike shqiptare, nuk janë duke zhvilluar aktivitetin që i karakterizon ato në zgjedhjet parlamentare.

Në vendvotime, kryesisht shqiptare, gjithçka duket e qete dhe me ndonjë rrjedhje të herr pas hershme të votuesve.

Lagjet e Tetovës, janë të ndikuar edhe nga thirrjet e partive për të dalë në votime apo për të bojkotuar ato.

Në lagjet ku ndikimi i PDSH-së është më i madh si në vendvotimet në shkollën Migjeni dhe vendvotimet për rreth, krahasuar me vendvotimet tjera, dalja e votuesve është më e madhe. Në lagjet ku BDI, ka ndikim më të madh edhe jehona e votuesve është më e dobët.

Në qytetin e Tetovës procesi zgjedhorë është duke ecur në mënyrë të qetë , në zonat ku shqiptarët janë a etnikisht të pastër , numri i votuesve është i vogël, për dallim nga ata maqedonase. Idajet M një qytetari  i Tetovës thotë se  “unë kamë dalë  për të kryer të drejtën  time të votës  dhe e shohë  se është duke shkuar  në mënyrë të qetë”.  Edhe Darko K një banorë i Tetovës thotë se” votimi është i qetë dhe nuk kanë hasur në asnjë parregullsi  në procesin zgjedhorë”.

Në komunën e Tearcës, marrë numrin e përgjithshëm të votuesve që është mbi 21 mijë, interesimi për të votuar është i dobët, konstaton shtabi zgjedhorë i BDI-së. Sa i përket votuesve shqiptarë, shefi i shtabit zgjedhor Besnik Elezi, thotë se jehona është e dobët.

Në vendvotimin në fshatin Sllatinë, nga ku është kandidati për deputet i PDSH-së, Imer Ali, interesimi i votuesve është më i madh dhe ka kaluar numrin prej 500 votuesve që kanë dalë në votime.

Deri në ora 13 në qytetin e Tetovës kanë dalë 11 .61 % të votuesve apo 9255 votues thonë nga Komisioni komunal zgjedhor.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button