MPB: Arrestohen dy persona në Strumicë

Zëdhënësi i MPB-së, Ivo Kotevski ka theksuar se në pajtueshmëri me informacionet në Shtabet rajonale të stacioneve policore dhe ministrive, dita zgjedhore po kalon pa incidente më serioze.

Incidente janë paraqitur dje, me dëmtime të vogla të Shtabeve të partive politike në disa qytete në shtet. 

Sipas Kotevskit, sot është regjistruar edhe një shkelje e procesit zgjedhor në fshatin Smollar të Strumicës, kur është sulmuar një anëtar i Këshillit ekzekutiv në vendvotimin 1782 më ora 7:30. 

Pas intervenimit të policisë, sipas tij, janë arrestuar dy persona, ndërsa votimi ka vazhduar pas pauzës 10 minutësh.

Lajme të ngjashme

Back to top button