Nuk zgjasin shumë gjurmët e shenjave në gishtat e votuesve (VIDEO)

Fllomasterët të cilët u siguruan për të lënë shenj në gishtin e votuesve, fshihen vetëm me faculetë të lagur.

Votuesit ankohen se mund të bëhen dallavere të mëdha duke pasur parasysh se sa lehtë mund të fshihet fllomasteri, madje nuk ka nevojë as aceton apo diçka e tillë, ai fshihet vetëm me ujë.
“Unë votova shkova në shtëpi dhe provova me faucletë të lagur të fshij gishtin dhe u fshi menjëherë, shumë lehtë u hoq. Nuk e di se si do shkojnë këto zgjedhje po me këtë qe e pashë do të ketë manipulime dhe dallavere të shumta”, tha një votues.

Po ashtu edhe në Manastir janë përhapur lajme se fllomasteri fshihet  me faculetë dhe se shumica e votuesve e kanë dëshmuar këtë gjë.

Ndërkaq për herë të parë në Maqedoni votuesit do të shënohen me ngjyrë të dukshme për syrin e njeriut.

Komisioni shtetërorë i zgjedhjeve (KSHZ), ka siguruar rreth 15 mijë fllomaster me ngjyrë te zeze me çka do të shënohen votuesit në zgjedhjet presidenciale. Shenja me fllomaster do të bëhet në gishtin tregues të dorës së majtë, diku ne mes të gishtit, dhe do të nënvizohet edhe pjesë e thonjit dhe gishtit nga pjesa e pasme.

Lajme të ngjashme

Back to top button