Në komunën e Tearcës dalja në votime 8.5 për qind

Në komunën e Tearcës, procesi zgjedhor zhvillohet normalisht, pa vërejtje nga shtabet zgjedhore të partive politike. Sipas të dhënave të Komsionit komunal zgjedhor, dalja në votime deri në orën 13. 30 minuta është 8.5 për qind.

Nga gjithsejtë 21.141 votues në votime kanë dalë 1807 votues. Në vendvotimet në fshatrat shqiptare jehona e votuesve është e dobët, në përjashtim të fshatit Sllatinë ku dalja në zgjedhje ka arritur mbi 500 persona, ndërs në fshatrat tjera, dalja në votime varion nga 30 deri në 100 votues.

Në komunën e Tearcës janë të regjistruar 1800 votues maqedonas, prej të cilëve në votime kanë dalë 807 votues dhe pritet që deri në orën 15 dalja e maqedonasve në votime ët arrij kuotën e 50 për qind.

 
 

Lajme të ngjashme

Back to top button