VEPRO: Shqiptarët po bojkotojnë zgjedhjet

Shqiptarët po bojkotojnë zgjedhjet presidenciale, ashtu siç po shihet nga jehona e votuesve. Kështu, Organizata VEPRO, e cila po vëzhgon procesin, në të gjitha komunat shqiptare shënohet një fluks i ulët i votuesve. 

Madje, Organizata krahason këto të dhëna me ato të cikleve të kaluara zgjedhore dhe konstaton dallimin e ndjeshëm te numri i votuesve shqiptarë. 

Sipas të dhënave, deri në orën 12, në Saraj kanë dalë për të votuar vetëm 1.7 për qind e votuesve, në Çair 1.8 për qind, në Haraçinë 1.3 për qind, në Likovë 1.3 për qind, në Tetovë 4.5 për qind, në Gostivar 3.4 për qind, në Strugë 3.4 për qind, në Dibër 2.5 për qind, në Bogovinë 1.3 për qind.
 
Ndryshe, VEPRO thekson se procesi zgjedhor po shkon në rregull dhe se, është evidentuar vetëm një parregullsi në Çair, ku një person ka votuar pa qenë në Regjistrin e votuesve.

Lajme të ngjashme

Back to top button