50 milionë euro për restaurimin e Pompeit

Komisioni Evropian ka ndarë rreth 50 milionë euro për rindërtimin dhe mirëmbajtjen e qytetit të lashtë romak të Pompeit.

Restaurimi do të financohet stabilizimi i ndërtesave dhe monumenteve të lashta, ndërtimi i furnizimit me ujë dhe rregullimi i kanalizimeve, trajnimi i personelit dhe punime tjera në rindërtimin dhe forcimin e strukturave ekzistuese.

Sipas deklaratës së KE-së, fondet do të ndahen nga Fondi Evropian për Zhvillim Rajonal dhe pas përfundimit të punimeve, pritet të jetë i gatshëm qyteti i lashtë për të pranuar edhe rreth 200 mijë turistë më shumë në vit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button