Rusia nuk e transmeton Eurovizionin

Transmetuesi rus Kanali Një nuk do të transmetojë Festivalin Evropian të Këngës, muajin e ardhshëm, pasi këngëtarja ruse është ndaluar të hyjë në Ukrainë, vendin nikoqir të Eurosong-ut.

Vendimi i heq çdo shans Rusisë për të konkurruar këtë vit, tha Unioni i Transmetuesve Evropianë, përcjell REL. 

Ukraina refuzon t’i lejojë këngëtares Julia Samoilova të performojë në Eurovizion, sepse ajo ka vizituar Krimenë, gadishullin e aneksuar nga Rusia më 2014.

Unioni i Transmetuesve Evropianë e ka dënuar këtë ndalim.

Unioni, i cili prodhon Eurovizionin, ka thënë se Ukraina po dëmton natyrën jopolitike të garës.

Unioni i Transmetuesve Evropianë po ashtu ka thënë se i ka ofruar Kanalit Një dy zgjidhje të mundshme: një ishte që Samoilova të këndojë nga Rusia, përmes satelitit, dhe tjetër ishte mundësia që një garues tjetër të shkonte në Ukrainë.

Të dyja propozimet janë refuzuar nga Rusia.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button