DPA: votim pa fitues të sigurt

Qytetarët e Maqedonisë votojnë për president të ri por sipas të gjitha gjasave do të ketë edhe rreth të dytë sepse asnjë nga katër kandidatët nuk do të mund të grumbullojnë më shumë se 50 përqind të votave.

Agjencia gjermane e lajmeve DPA përkujtoi se zgjedhjet në Maqedoni në të kaluarën kanë kaluar me incidente, dhunë dhe manipulim të votuesve.

Maqedonia dëshiron të bëhet anëtare në BE dhe NATO dhe në vitin 2005 BE-ja i ka dhënë status të kandidatit por ende nuk kanë filluar bisedimet, shkruajnë mediat e huaja.

Lajme të ngjashme

Back to top button