MOST: Parregullsi në Gostivar e Kërçovë

Asociacioni Qytetar MOST, ka njoftuar se deri më tani janë paraqitur disa parregullsi në disa vendvotime. 

Sipas MOST, në lagjen Draçevë, komuna e Kisella Vodës është demoluar shtabi zgjedhor të njërës parti politike. Policia është në vendngjarje dhe kryen hetime.  Po ashtu në vendvotimin 2713 në komunën e Aerodromit, 15 votues nuk kanë qenë të regjistruar në Listën zgjedhore dhe KZ-ja nuk ka ditur ku t’i udhëzojë.

Në vendvotimet 745, 746, 747, 774, 739 dhe 736 në komunën e Kërçovës dhe vendvotimin 409 në komunën e Gostivarit ngjyra e dukshme fshihet me faculeta të lagura dhe aceton. Veç kësaj, procedura e shënimit të gishtit të madh me ngjyrë të dukshme nuk është zbatuar në pajtim me ligjin, përkatësisht në disa raste ngjyra është vënë vetëm në thoin e votuesit.

Në vendvotimet 407 dhe 409 në komunën e Gostivarit paravanet e votimit nuk janë të vendosura në mënyrë përkatëse, me ç’rast shkelet fshehtësia e votimit.

Në vendvotimin 2918/1 në komunën e Butelit, përfaqësues i parashtruesit të listës së kandidatëve është përzier në punën e KZ-së dhe i ka lëvizur paravanet e votimit. Në vendvotimin 0002 në komunën e Berovës, KZ-ja i lexon me zë emrat e një pjese të votuesve.

Kurse para vendvotimeve 668, 668/1, 669 në komunën e Kavadarit, 2 persona i evidentojnë personat që hyn në vendvotimet.

Sipas të dhënave të MOST, dalja e votuesve deri në orën 9 është 4,92%, ndërkaq deri në orën 10 është 8,88%.

Lajme të ngjashme

Back to top button