Kompania ajrore kineze pezullon fluturimet për në Korenë e Veriut

Kompaia ajrore kineze Air China ka ndërprerë përkohësisht fluturimet për në kryeqytetin e Koresë së Veriut, Phenian, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një lajmi në Televizionin Qendror të Kinës (CCTV), Air China do të pezullojë fluturimet për në Phenian duke filluar nga data 17 prill.

Në lajm thuhet se fluturimi i fundit për në Phenian është realizuar sot, teksa nuk është dhënë asnjë informacion në lidhje me shkaqet e pezullimit të fluturimeve dhe në lidhje me atë se kur do rinis linja e fluturimeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button