fbpx

KSHZ: Deri në orën 10:45 të drjetën e votës e shfrytëzuan 9.16%

Nga të dhënat e deritanishme deri në orën 10 e 45 minuta të drejtën e tyre të votës në zgjedhjet presidenciale e kanë shfrytëzuar 139.846 votues, ose 9,16% nga numri i i përgjithshëm i personave me të drejtë vote.  

Sipas komunave, pjesëmarrja më e lartë në zgjedhje është në Prilep me 15,43%, Veles 14,59%, Manastir 13%, Strumicë 10,81%.  Dalje më e ulët është regjistruar në Haraçinë 0,92%, Bogovinë 1,17%, Vrapçisht 1,86%, Saraj 1,58%, Likovë 1,1%, Çair 2,24%, Tetovë 3,77% etj.

“Deri më tani nuk janë vërejtur paregullsi dhe gjithcka shkon sipas asaj që është parashikuar. Të gjitha vendvotimet në orën 7 të mëngjesit janë hapur”, deklaroi zëdhënësja e KSHZ-së Biljana Jovanovska.

Lajme të ngjashme

Back to top button