KB Çairi 2030 kalon në mesin e 16-t më të mirëve

Edhe një fitore e madhe e basketbollistëve të rinj të KB Çairi 2030, ekip ky që ka është  kualifikuar në mesin e 16-të ekipeve më të mira në turneun “Wiena 2017”, që po zhvillohet në Austri. Në duelin e sotëm që është luajtur në orët e mëngjesit, shkupjanët kanë mundur me rezultat 54:40 ekipin nga Latvia, “Talsu Novada Sporta Skola”.

Patjetër se vlenë të përmedim emrat e djelmoshave që me dinjitet po prezantojnë basketbollin shqiptar nga Maqedonia:

Arbin Rushiti, Altin Trolli, Flamur Mici, Edin Ismani, Omer Ramani, Ismail Jakupi, Driton Bushi, Daut Aliu, Emirhan Kain, Nuredin Mustafa, Drin Rexhepi dhe Besar Ahmeti .

Tabi ekipi  KB Çairi 2030 do të pret kundërshtarin e radhës, e i cili do të mesohet pas duelit të Viking – Giants Duseldorf. /Portalb.mk/

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button