Zgjedhjet në Tetovë zhvillohen normalisht, dalja në votime 3.7 për qind

Të dhënat e dorëzuara në Komisionin Komunal Zgjedhor në Tetovë, tregojnë se në orët e paradites, nga 88 vendvotime,  në zgjedhjet presidenciale kanë dalë 3. 7 për qind e qytetarëve, respektivisht  2227 votues.
 
Zëvendëskryetar i Komisionit Komunal Zgjedhor në Tetovë, Zvonko Ristevski, thotë se të gjitha vendvotimet në komunën e Tetovës janë hapur në kohë në orën 7 të mëngjesit dhe se deri më tani procesi është duke shkuar normalisht pa ndonjë parregullsi në votime.

Në vendvotimet në shkollën fillore Liria në Komunën e Tetovës, kryetarët e komisioneve në vendvotime kanë theksuar se procesi zgjedhor zhvillohet pa probleme. 

Lajme të ngjashme

Back to top button