Nesër skadon afati për dorëzim të kërkesave për subvencione për kooperativat

Deri nesër zgjatë afati për parashtrim të kërkesës për themelim dhe punë të kooperativave bujqësore. Në vitin e parë të themelimit kooperativat kanë të drejtë për drejtorin dhe një agronom apo veterinar të kërkojnë subvencione në vlerë prej një rroge mesatare mujore.

Mbështetja financiare është e pakthyeshme, ndërsa mjetet janë paraparë për themelimin dhe për punën e kooperativave të regjistruara bujqësore. Subvencionet për polisat e sigurisë për kooperativistët janë më të larta dhe paraqesin prej 70 deri 80 për qind varësisht nga madhësia e kooperativës, por jo më shumë se tre milionë denarë në vit. Kërkesat parashtrohen çdo tre muaj, ndërsa afati i parë është deri më 15 prill të këtij viti. Deri më tani në Maqedoni janë regjistruar 29 kooperativa bujqësore prej të cilave 24 me vëllim të vogël dhe pesë me vëllim të madh, me kapacitet të përgjithshëm prej 870 hektarë sipërfaqe të punueshme, 260 familje bletësh, 450 kafshë, 250 dele dhe 200 dhi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button