Shijojeni vikendin, nga e diela pasdite bëni gati çadrat

Ndryshim i motit me reshje të rrëmbyeshme të shiut dhe vetëtima, paralajmëron DPHM për të dielën pasdite dhe në orët e mbrëmjes kur, siç kumtoi, përmes Maqedonisë do të kalojë valë e lagësht nga veriu. Vende-vende pritet të bien edhe mbi 25 litra në metër katror.

Nesër në orët e pasdite dhe të mbrëmjes do të ketë vranësira të rritura dhe në më shumë vende do të ketë shi të rrëmbyeshëm të shkurtër dhe kushte për paraqitjen e vetëtimave, ndërsa nga e diela në mbrëmje do të fillojë të fryjë erë veriore e përforcuar, e cila do të vazhdojë edhe të hënën, duke shkaktuar ditëve në vijim rënie të konsiderueshme të temperaturës.

Të hënën pasdite moti do të jetë më i kthjellët, i cili do të mbajë edhe të martën, ndërsa valë e re e shiut pritet të mërkurën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button